Simovski: Lista Zgjedhore nuk mund të korrigjohet me regjistrimin e popullsisë

Maqedonia

Simovski: Lista Zgjedhore nuk mund të korrigjohet me regjistrimin e popullsisë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:50
Apostol Simovski

“Është shumë i gabuar mendimi në opinion se Lista zgjedhore më së miri mund të korrigjohet me zbatimin e regjistrimit të popullsisë dhe krahasimin e të dhënave prej të dyja bazave të të dhënave”, thotë për AIM drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski.

Ai thotë se kjo është e pamundur për më shumë arsye.

“Lista zgjedhore i përmban të gjithë shtetasit e RM-së mbi 18 vjeç, pavarësisht nëse janë në vend apo kudo jashtë vendit. Kategoria “gjithsej popullatë” e regjistrimit i përfshin të gjithë shtetasit e RM-së të pranishëm në vend në momentin kritik të regjistrimit, të gjithë shtetasit të cilët nuk janë në vend, por jo më gjatë se një vit, dhe të gjithë të huajt të cilët janë të pranishëm në vend më gjatë se një vit. Lista zgjedhore është bazë administrative e të dhënave, ndërsa Regjistrimi i popullsisë është hulumtim statistikor dhe ka qëllime krejtësisht të ndryshme”, thekson Simovski

Sipas tij, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Ligji për statistikë shtetërore nuk lejojnë që të dhënat të shfrytëzohen për çfarëdo qëllimesh, përveç për statistika.

Lidhur me regjistrimin e paralajmëruar për vitin 2020, Simovski është decid se do të zbatohet, për çka, informoi, tashmë në vijim janë përgatitjet. Ndërsa, po ndërmerren të gjitha masat që procesi të zhvillohet pa kurrfarë ndikimesh politike.

Ai edhe njëherë përsëriti se regjistrimi do të zbatohet me të ashtuquajturën metodë e kombinuar që nënkupton grumbullimin e njëhershëm të të dhënave në terren dhe shfrytëzimin e të dhënave të cilat i përmbajnë më shumë baza të të dhënave, që mundëson që krahas ndërmarrjes së disa të dhënave të caktuara drejtpërdrejt prej regjistrave, kontrollin e njëhershëm të saktësisë dhe të të dhënave të marra me regjistrimin e drejtpërdrejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat