MPJ për aksidentin në Austri: Tetë shtetas të lënduar, dy më rëndë

Maqedonia

MPJ për aksidentin në Austri: Tetë shtetas të lënduar, dy më rëndë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:53
Foto

Ministria e Punëve të Jashtme është deklaruar në lidhje me aksidentin në Austri, ku u përfshi një autobus nga Maqedonia.

Nga MPJ thonë tetë udhëtarë janë lënduar, prej të cilëve dy më rëndë, por janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa gjashtë tjerë janë lënduar më lehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kolegët nga Ambasada e Maqedonisë në Vjenë përmes telefonit janë dëgjuar me policinë e qytetit, të cilët ju kanë konfirmuar se në autobus ka pasur 18 udhëtarë nga Maqedonia, prej të cilëve dy janë lënduar më rëndë dhe gjashtë të tjerë më lehtë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Raporti i plotë do të jepet pasi të përfundojnë hetimet”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Përndryshe, aksidenti mes një autobusi nga Maqedonia dhe një kamioni ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06:00 në afërsi të qytetit Linz.

Mediumet austriake raportuan se të lënduarit janë shtruar në spital, ndërsa për shkak të aksidentit ishte mbyllur edhe autostrada drejt Linzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat