Pavlopoulos: Greqia pret që Shkupi të përmbush angazhimet e tij

Maqedonia

Pavlopoulos: Greqia pret që Shkupi të përmbush angazhimet e tij

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:12
Prokopis Pavlopoulos

“Vetëm pasi të përfundojë revizioni kushtetues që do t’i përmbajë të gjitha garancat, atëherë marrëveshja do të vijë për ratifikim në parlamentin grek, ndërsa vendi fqinj do të mund të marë ftesë për anëtarësim në NATO dhe të fillojë negociatat me BE-në”, tha sot presidenti grek Prokopis Pavlopoulos gjatë takimit me kolegun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Pavlopulos në një deklaratë, i përmendi edhe të ashtuquajturat çështje nacionale greke, e mes tyre edhe marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai tha se Athina synon drejt marrëdhënieve miqësore dhe të mira fqinjësore dhe në praktikë tregon se e mbështetë perspektivën në NATO dhe Bashkimin Evropian. Por, shtoi se lidhur me këtë ekziston një parakusht i rëndësishëm.

Presidenti gjerman Steinmeier u përqendrua në marrëdhëniet gjermano-greke, në rikuperimin ekonomik të Greqisë, në problemin e refugjatëve, si dhe në eurozgjedhjet e ardhshme.

Kjo është vizita e dytë e Steienmeier në Greqi në 18 muajt e fundit, ndërkaq përveç me nikoqirin e tij Pavlopoulos, presidenti gjerman u takua edhe me kryeminsitrin grek Alexis Tsipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat