Shekerinska: Inkuadrimi i Maqedonisë në botën progresive është rruga reale drejt suksesit

Maqedonia

Shekerinska: Inkuadrimi i Maqedonisë në botën progresive është rruga reale drejt suksesit

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 16:55
Radmilla Shekerinska

Dita e Kryengritjes së Maqedonisë, 11 Tetori, e simbolizon dëshirën tonë të lashtë për liri dhe drejtësi, për një shtet i cili do të qëndrojë pas atyre vlerave dhe për një të ardhme që do të na i garantojë të njëjtat. Në ditën e sotme para 27 viteve, ambiciet e tilla, dëshirat elementare, janë dukur krejtësisht të pamundshme. Qytetet dhe fshatrat tona, rajoni ynë, Evropa jonë në ato momente i kanë përjetuar ditët më të këqija për ta, në dhunë, okupim, viktima dhe dëshpërim. Pikërisht në momentet më të vështira ishin kalitur interesat kombëtare dhe orientimi ynë strategjik si komb.

Këtë sot e theksoi zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në shënimin qendror me rastrin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, që u mbajt para Monumentit të çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit në oborrin e Qeverisë.

Kur kanë shtënë pushkët e para në Prilep dhe Kumanovë, theksoi ajo, kanë shtënë në emër të lirisë, barazisë dhe dëshirës për fitore ndaj tiranisë.

"Dëshmitarët e gjallë nga Unioni i luftëtarëve atë luftë e jetojnë, e mbajnë në vete dhe për këtë si popull u jemi falënderues edhe atyre edhe luftëtarëve të cilët më nuk janë në mesin tonë. Të gjithë ata ishin heronj - të cilët e kanë kuptuar dhe e kanë pranuar përgjegjësinë të cilën e sjell liria. Ata heronj edhe sot na përkujtojnë se: liria nuk është dhuratë, por privilegj", tha Shekerinska.

Barra e çdo lideri të vërtetë të këtij vendi dhe të gjitha vendeve tjera, theksoi Shekerinska, është që ta ruajë dhe të kujdeset, të mos ik nga problemet, por t'i zgjidhë, të mos mendojë për veten, por për vendin e vet dhe ta çojë të paktën një hap përpara prej atje ku e ka trashëguar.

"Në këtë pikëpamje çdo epokë sjell një sfidë dhe përgjigje. Përgjigjja jonë e sfidave bashkëkohore është e qartë dhe ilustrues në përcaktimin strategjik i cili është i qartë dhe konsensual nga fillimi i pavarësisë tonë - Maqedonia anëtare e NATO-s dhe BE-së, e ndërtuar mbi themelet e demokracisë, lirisë dhe barazisë. Këtë do ta zbatojmë, si detyrim ndaj paraardhësve tanë, si obligim ndaj gjeneratave të ardhshme", potencoi Shekerinska,

Ajo theksoi se propozimi qeveritar për ndryshime kushtetuese, i cili hyri në procedurën kuvendore, qartë i përgënjeshtroi të gjitha gënjeshtrat, manipulimet dhe frikësimet në periudhën e fundit.

"Qytetarët tanë meritojnë pozitë të njohur, të konfirmuar dhe më të fuqishme ndërkombëtare. Siç meritojnë edhe shtet evropian, të ligjshëm, të drejtë para të cilit secili qytetar do të jetë i barabartë, shtet i cili do të krijojë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë e vet", tha Shekerinska.

Populli ynë është popull evropian dhe meriton të jetojë në mënyrë evropiane, potencoi Shekerinska dhe shtoi se sot Maqedonia sërish bën përzgjedhje që të përfshihet drejt botës progresive, sepse ajo është rruga jonë reale drejt  suksesit.

Para Monumentit të çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit, lule vendosën delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, deputetë, përfaqësues të Kabinetit të presidentit, të ARM-së, korri diplomatik, të vetëqeverisjeve lokale dhe shoqatave civile...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat