Karajanov: Nuk do të ketë konflikte në Maqedoni

Maqedonia

Karajanov: Nuk do të ketë konflikte në Maqedoni

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:10
Goce Karajanov

Goce Karajanov, ambasador i Maqedonisë i cili me propozim të qeverisë së kaluar është akredituar për të Rusi, në një intervistë për agjencinë ruse “ITAR-TASS” thotë se nuk do të ketë tensione pas referendumit dhe konflikte në Maqedoni, pa dallim nëse do të ketë sukses marrëveshja e Prespës.

“Fakt është se ndryshimet që parashihen me marrëveshjen e Prespës duhet të miratohen nga deputetët në Kuvend, ndërsa për këtë duhen dy të tretat e shumicës. Ndërsa nëse kjo nuk arrihet sipas kryeministrit Zoran Zaev do të ketë zgjedhje të parakohshme”, thotë Karajanov.

Ai tha se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE çdo herë ka qenë mbi interesat partiake dhe se për këtë çështje ka konsensus.

“Maqedonia ka kohë që është përgatitur për anëtarësim në NATO, por çështja e emrit ka vështirësuar këtë. Me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës është hapur mundësia për tejkalimin e pengesës së fundit për anëtarësim dhe në këtë kontekst gjithë partnerët tanë perëndimorë nga kanë mbështetur”, tha Karajanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat