Digjen dhjetëra automjete në Lisiçe të Shkupit

Maqedonia

Digjen dhjetëra automjete në Lisiçe të Shkupit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Media maqedonase raporton se dhjetëra automjete, të parkuara afër një kanali, janë përfshirë nga flakët në Lisiçe të Shkupit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit për të shuar zjarrin.

Raportohet se edhe një helikopter policor ka ofruar ndihmë për të shkuar zjarrin.

Jozyrtarisht, zjarri ka shpërthyer pranë një lëndine me barë të thatë. Në këtë tentim për të shuar zjarrin kanë dalë edhe qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat