Atanasov: Në Maqedoni konsumohet ushqim i sigurt

Maqedonia

Atanasov: Në Maqedoni konsumohet ushqim i sigurt

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:05
Zoran Atanasov

Ushqimi i sigurt konsumohet në Maqedoni. Prandaj, ekzistojnë edhe programe monitorimi, si dhe programe të veçanta për sigurinë ushqimore të ndarë në segmente dhe të gjitha analizat tregojnë se ne hamë ushqim të sigurt dhe cilësor, thotë Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov.

“Në periudhën nga 1 janari deri më sot, janë kryer rreth 33.500 kontrolle në të gjitha ambientet. Ankesat më të shpeshta të qytetarëve janë kryesisht në lidhje me përmbushjen e standardeve higjienike në objektet ose për afatin e përdorimit të produkteve”, thotë Atanasov në një deklaratë për gazetarët në një aktivitet tradicional humanitar në prag të 16 tetorit, Ditës Botërore të Ushqimit.

Si një ilustrim, ai tha se që nga fillimi i vitit deri në shtator rreth 14 ton ushqime të deklaruara si të pa sigurta janë shkatërruar.

Atanasov shtoi se, sa i përket origjinës së ushqimit, ekziston një tendencë statistikisht e rëndësishme e barazimit të përqindjes së importeve ushqimore me eksportet. Më shumë në vend importohet mishi i pulës, si dhe të gjitha produktet e markës botërore që nuk prodhohen në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat