Memedi, optimist për konsensusin në Parlament - Bota Sot
Memedi, optimist për konsensusin në Parlament

Maqedonia

Memedi, optimist për konsensusin në Parlament

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 19:12
Vesel Memedi

Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe njëherësh kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi mbron fuqimisht se Referendumi i debatueshëm i 30 Shtatorit provoi se Marrëveshja e emrit me Greqinë gëzon mbështetjen e qytetarëve, pikërisht për shkak se, thotë ai, e bën më të kapshme perspektivën e integrimit euroatlantik të vendit.

Duke folur për Televizionin Klan Maqedoni, numri i dy i Parlamentit ka përshëndetur pjesëmarrjen aktive të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në mbledhjen e Komisionit Kushtetues ku ditëve të kaluara u fol për domosdoshmërinë e ndryshimit të Kushtetutës dhe shprehu shpresën se në debatin parlamentar që pason ato do të japin dritën jeshile edhe për projekt- amendamentet me të cilat do të ndryshojë emri nga Republika e Maqedonisë në – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas dipozitave të Rregullores së Parlamentit, procedura për ndryshimin e Kushtetutës mund të konsumojë deri në 110 ditë, me mundësi të shkurtimit të afateve. Deputetët e opozitës maqedonase ende nuk kanë ndonjë qëndrim të prerë se si do të veprojnë të hënën.

Nëse mazhoranca siguron të hënën shumicën e dy të tretave prej 80 deputetësh, e aktualisht llogarit në 74, atëherë ndryshimet kushtetuese do të hynin në fuqi fillimin e vitit të ardhshëm. Në rast dështimi, zgjedhjet e reja do të jenë të paevitueshme, madje në dhjetëdishin e parë të Dhjetorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...