Ministria e Shëndetësisë: Janë blerë 28 mijë vaksina për gripin sezonal

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë: Janë blerë 28 mijë vaksina për gripin sezonal

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 15:58
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka blerë 28 mijë vaksina për mbrojtje nga gripi sezonal për vitin 2018/19.

Siç informojnë ministria, bëhet fjalë për vaksina katërvalente, e cila është me cilësi më të mirë dhe mbron nga katër lloj ndikime.

“Këtë vit për herë të parë janë blerë vaksina kundër gripit sezonal, të cilat do të jenë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se për këto vaksina kanë planifikuar të harxhojnë 13.33 milionë denarë, por pas ankandit elektronik, çmimi i përgjithshëm ka arritur deri 8.6 milionë denarë.

Vaksinimi do të bëhet në Qendrat për shëndet publik, ndërsa sasia do të jetë sipas nevojave të vendbanimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat