Muhiq ndjehet i privilegjuar të votojë “për” Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Muhiq ndjehet i privilegjuar të votojë “për” Marrëveshjen e Prespës

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 17:16
Ferid Muhiq

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot kanë në rend dite diskutimin për ndryshimet kushtetuese lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, për çështjen e emrit. Debatin e ka nisur kryeministri Zoran Zaev si propozues i ndryshimit të neneve të Kushtetutës, i pasuar nga deputetët e Kuvendit.

Ferid Muhiq, deputet i pavarur, si duket ka ndryshuar mendje rreth Marrëveshjes së Prespës, dhe shprehet se do të votoj “për”.

Në debatin që mbahet në Kuvend, ai tha se marrëveshja është e keqe dhe se përmban çështje serioze. Muhiq thotë se marrëveshjen do ta votojë një qeveri tjetër, nëse nuk do ta bëjë kjo qeveri.

Në fund, ai u shpreh se është i privilegjuar që të votojë “për” marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat