Rritet interesimi i kompanive të Maqedonisë për standardizimin e prodhimeve të tyre

Maqedonia

Rritet interesimi i kompanive të Maqedonisë për standardizimin e prodhimeve të tyre

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 18:25
Ilustrim

Vazhdon të rritet interesimi dhe vetëdija e kompanive të Maqedonisë për standardizim të prodhimeve dhe shërbimeve që ofrojnë.

Zbatimi i standardeve i hap tregjet, e forcon konkurencën, por edhe kontribuon edhe në mbrojtjen e mjedisit, sigurisë, shëndetit, qasjes në informata dhe dije.

Kështu u tha në Konferencën për shtyp në Ministrinë e Ekonomisë, me rastin e 14 tetorit, Ditës botërore të standardizimit.

Tani për tani, standardizimi është vullnetar, por ka domethënie të madhe për subjektet afariste. 28 mijë standarde të sferave të ndryshme janë miratuar në Maqedoni.

Përndryshe, këtë vit, porosia për këtë ditë ndërlidhet me revolucionin e katërt industrial, atë të intelegjencës artificiale, robotikës, pra teknologjisë “së mençur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat