Kongresmenët amerikanë: Është çasti që të shihet energjia demokratike në Maqedoni

Maqedonia

Kongresmenët amerikanë: Është çasti që të shihet energjia demokratike në Maqedoni

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 18:51
Dhoma e përfaqësuesve në Kongresin amerikan

Komisioni për partneritet demokratik në Dhomën e përfaqësuesve në Kongresin amerikan i kanë adresuar një letër kryeministrit Zoran Zaev, përmes së cilës e inkurajojnë për guximin për vazhdimin tutje drejt ndryshimeve kushtetuese që janë të patjetërsueshme për Marrëveshjen për emrin, me Greqinë.

Letra e nënshkruar nga Peter Roscam, kryesues i Repubikanëve, dhe David Price, zv.kryesues i Demokratëve, është dërguar në emër të 20 kongresmenëve, Republikanë e Demokratë.

Kongresmenët përshëndetin numrin e madh të votave “për” për Referendumin e mbajtur më 30 shtator të këtij viti. Sipas tyre, demokracia nuk është vetëm zgjedhje të lira, por edhe ajo që ndodh brenda dy cikleve zgjedhore.

Ata vlerësojnë se tani është çasti që bota ta sheh energjinë demokratike në Maqedoni.

Njiherit, kongresmentët ritheksojnë përkushtimin e Kongresit në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat