“Shkupin e shndërruan në një vend nga fantazitë”

Maqedonia

“Shkupin e shndërruan në një vend nga fantazitë”

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:03
Shkupin

“Nacionalistët janë ekstremistë”, është titulli i shkrimit të Ante Tomiq, publikuar në Jutarnilist të Kroacisë, e që i kushtohet projektit “Shkupi 2014”.

Tomiq shprehet se në Shkup e ka kuptuar që maqedonasit qenkan kalorës të mirë, duke shtuar se përmendoret të bëjnë të përfundosh se historia e këtij vendi është një “Road shoë”.

Sipas tij, “të gjithë janë të njëjtë – kroatë, serbë, maqedonas”, duke shtuar se mbesa e Goce Dellçevit ka qenë kundër përmendores, sepse ai nuk paska kalëruar kurrë, diçka që OBRM-PDUKM-ja e qeverisë së atëhershme nuk e ka marrë në konsideratë.

Tomiq shton se me përmendore të rreme antike, e fasada baroke prej gipsi, OBRM-ja e ka bërë Shkupin një vend nga fantazitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat