Ambasadori spanjoll kërkon nga politikanët në Maqedoni që të shfrytëzohet çasti “i papërsëritshëm”

Maqedonia

Ambasadori spanjoll kërkon nga politikanët në Maqedoni që të shfrytëzohet çasti “i papërsëritshëm”

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:28
Ambasadori i Spanjës, Emilio Lorenzo Serra

Ambasadori i Spanjës, Emilio Lorenzo Serra porositi aktorët politik të shfrytëzojnë momentin e papërsëritshëm për përparimin drejt BE-së dhe NATO-s.

Sera theksoi se integrimi varet nga përmbushja e “detyrave të shtëpisë” dhe se politika e BE-së ndaj vendit nuk do të ndryshojë edhe pse vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në BE.

“E ardhmja gjithmonë është e panjohur, por është shumë e qartë se Maqedonia ka mundësi shumë të mirë të bëhet anëtare e BE-së. “Detyrat e shtëpisë” duhet bërë, por spekulimet se askush nuk e dëshiron Maqedoninë në BE është një gënjeshtër e madhe. Madje do të thosha se shumica e reformave që BE-ja ia kërkon Maqedonisë t’i zbatojë janë për të mirën e qytetarëve”, deklaroi Emilio Lorenzo Serra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat