Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni nuk ka kontroll të plotë të parave

Maqedonia

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni nuk ka kontroll të plotë të parave

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 21:09
Fondi për Sigurim Shëndetësor

Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) ka gjetur mangësi në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM), ku ka procedura të ndërlikuara afatgjate dhe shumë dokumentacione.

Sipas tyre, në 30% të vendimeve për mjekim jashtë vendit është shkelur afati prej 45 ditësh, ndërsa pacienti nuk ka të drejtë ankese në ndonjë komision të shkallës së dytë, por në të njëjtën.

ESHR konstaton se Fondi nuk ka kontroll të plotë të parave, pasi që nuk ka njohuri nëse shërbimi që e ka paguar ka përfunduar, ndërsa nuk analizohet suksesi i mjekimit në spitalet e jashtme.

Gjithashtu, është konstatuar se ka mungesë të dokumenteve të duhura dhe procedura diagnostifikuese, të patjetërsueshme për një vendim të komisioneve për harxhime plotësuese që dalin nga mjekimi jashtë vendit.

Tutje, më 2015 u harxhuan katër milionë e gjysmë euro për mjekim jashtë vendit, më 2016 shtatë milionë euro, kurse më 2017 u harxhuan gjashtë milionë euro.

ESHR propozon ndryshime në Ligjin për sigurim shëndeteësor për të shkurtuar afatet për udhëzime, dokumentacionet, të rangohen spitalet e jashtme, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat