Milloshoski merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për rastin “I fuqishmi”

Maqedonia

Milloshoski merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për rastin “I fuqishmi”

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 10:12
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, sot është ftuar nga Prokuroria Speciale ku është marrë në pyetje për lëndën “I fuqishmi”.

Milloshoski është i akuzuari i parë në këtë rast, të cilin PSP e hapi në mars të këtij viti, ndërsa hetohen gjithsej 13 persona, mes të cilëve edhe babai i Milloshoskit, si dhe ish-kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas dyshimeve të PSP-së, deputeti Milloshoski ka urdhëruar kryetarin e Komunës Makedonski Brod ta manipulojë Këshillin e Komunës dhe babait të tij i ka shitur objekt në fshatin Izhishte, në të cilin ka qenë e vendosur Komuna e Pllasnicës.

Si kryetar i Komunës së Pllasnicës Ismail Jajovski, ka kuptuar se është shitur objekti i komunës dhe nga qeveria ka kërkuar ta hetojë situatën, ndërsa komisioni ka konfirmuar se janë bërë lëshime gjatë shitjes dhe se Komuna e Makedonski Brodit ka shitur objekt që është  nën pronësi të shtetit.

Sipas PSP-së, pasi është zbuluar së Këshilli i Komunës së Makedonski Brodit është manipuluar, ndërsa që t’i hakmerret kryetarit Jajovski, deputeti Milloshoski ka dërguar inspektorë në kompaninë e tij “Pucko Petrol”, ndërsa gjykatësi që ka gjykuar këtë rast në emër të tij është kërkuar lustrim dhe i është ndaluar që ta kryej punën.

Përndryshe, PSP dje për këtë rast mori në pyetje edhe ish-kryetarin e Komisionit për Lustrim Tome Axhiev, i cili me kërkesë të Milloshoskit ka kryer lustrim për gjykatësin nga Kërçova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat