Osmani: Reformat do të vazhdojnë, pavarësisht sfidave politike

Maqedonia

Osmani: Reformat do të vazhdojnë, pavarësisht sfidave politike

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 10:36
Zv.kryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Zv.kryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë dhe sigurisë të Mbretërisë së Holandës, përfaqësuar nga Arjen Taselar, Shef i Departamentit për Marrëdhënie dhe Projekte Ndërkombëtare, Hans Jonkher Koordinator për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Ballkanit Perëndimor dhe qasje në BE.

Në takim u diskutua për mundësitë për mbështetje të procesit të reformave në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në ofrimin e ekspertizës në fushat kyçe, siç janë gjyqësori, të drejtat themelore, sundimi i së drejtës, siguria dhe kështu me radhë.

“Një prej sfidave tona më të larta është ruajta e momentit të reformave, sipas udhëzimeve të Samiteve të qershorit të BE-së, veçanërisht në pjesën e reformës gjyqësore dhe sigurimit të së drejtës”, theksoi Osmani, duke potencuar fillimin e procesit të suksesshëm të skriningut vëzhgues pikërisht me kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore.

Në takim, Osmani referoi edhe mbi situatën aktuale politike, duke shprehur bindjen para bashkëbiseduesve, se sfidat aktuale politike nuk do të rrezikojnë agjendën e reformave të Qeverisë dhe se reformat e parashikuara do të zbatohen në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat