Jançev: Duhet t’i falim personat që më 27 prill bënë marrëzira pa qëllim

Maqedonia

Jançev: Duhet t’i falim personat që më 27 prill bënë marrëzira pa qëllim

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:08
Mitko Jançev

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Mitko Jançev, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka ftuar deputetët e Kuvendit që të amnistojnë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit.

Ai thotë se me ngritjen e dorës (votë) mund të lirohen personat të cilët sipas tij, më 27 prill në eufori dhe pa qëllim kanë bërë marrëzira.

“Thirrjen e Zaevit unë e kuptova si amnisti. Dhe hajde ta bëjmë atë amnisti. T’i lirojmë njerëzit, të cilët në eufori të 27 prillit, pa qëllim ose organizim, bënë marrëzira. Kjo punë duhet të përfundojë në Parlament, me ngritjen e dorës për amnisti të të gjithëve. Unë kështu do të veproja”, tha Jançev.

I pyetur nëse do të ishte deputet a do të votonte për ndryshimet kushtetuese, Jaçev tha se do të votonte, por nën disa kushte.

“Do të votoja, por jo pa kushte. Më pëlqen propozimi i Panço Minov, që të dorëzohen amendamente shtesë për garanci të shtetit tonë. Emri jonë i ri të mos ndryshohet për përdorim të brendshëm, deri në anëtarësimin në BE. Dhe këto garanca do t’i kërkoja edhe nga BE-ja”, tha Jançev.

Ai shtoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të kërcnënuar dhe shantazhuar nga të gjitha anët. Ndërsa tha se edhe ai ka marrë kërcënime përmes Facebook-it dhe SMS porosive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat