Lëndohen dy punëtorë në Gostivar

Maqedonia

Lëndohen dy punëtorë në Gostivar

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Në dy raste të ndara, dy punëtorë kanë marrë lëndime të rënda pasi që janë rrëzuar nga shkallët derisa kanë qenë duke punuar në objekte në rrethinën e Gostivarit.

Gostivarasi N.A. (25) dje në fshatin Bellovishtë, Gostivar duke punuar në shtëpinë e Xh.D. ka rrëshqitur nga shkalla në të cilën ka qëndruar dhe ka rënë në shtresë betoni në lartësi prej katër metrave. Është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, pas së cilës është transferuar në Qendrën urgjente pranë kompleksit “Nënë Tereza” në Shkup.

Në rastin e dytë gjatë montimit të një kondicioneri në një servis në rrugën “Ilindenska” në Gostivar ka rënë nga shkalla dhe është lënduar rëndë D.K (36). Në spitalin e Gostivarit i është konstatuar frakturë në një dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat