Zaev: Qëllimi i marrëveshjes është të gjejmë zgjidhje, t'i ngulim sëpatat në tokë, të pajtohemi - Bota Sot
Zaev: Qëllimi i marrëveshjes është të gjejmë zgjidhje, t'i ngulim sëpatat në tokë, të pajtohemi

Maqedonia

Zaev: Qëllimi i marrëveshjes është të gjejmë zgjidhje, t'i ngulim sëpatat në tokë, të pajtohemi

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:27
Zoran Zaev

Qëllimi i marrëveshjes është të gjejmë zgjidhje, t'i varrosim sëpatat, të pajtohemi, dhe të gjejmë hapësirë për të ardhmen, për bashkëpunimin. Të shikojmë përpara,  ideja është me të vërtetë të bëjmë përkufizim dhe prej këtu qëllimi i kësaj marrëveshje nuk pretendon që dikush të marrë diçka. Identitetin  askush nuk mundet t'ia marrë dikujt. Nuk ekziston dokument, marrëveshje, ligj, kushtetutë e tillë ose ngjashëm. Kjo është ndjenjë, theksoi sot nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Zoran Zaev.

Kërkuam, theksoi Zaev, që kjo nga ana e tyre të konfirmohet dhe për atë jehon diku maqedonas, gjuhë maqedonase,  që të mos ketë dilemë se kush jemi, të pranohemi edhe në të ardhmen kur BE-ja në raportet do të drejtohet  ndaj popullit tonë, e jo me popullin tuaj dhe me gjuhën tuaj, duke u frikësuar, potencoi, të mos bllokohet nga përfaqësuesit grek. Të ndërtojmë miqësi, nënvizoi Zaevi, kjo është thelbi.

Ju bindi, theksoi Zaevi, se tërë kjo që ishte përparim në biseda, ishte ndarë me opozitën. Dëshmi, potencoi,  është tentimi i pasuksesshëm për Maqedoninë Ilindenase, me të gjitha detajet, që është marrë në identitetin, në gjuhën, si janë interpretuar punët e caktuara. Përkujtoi se marrëveshja menjëherë është publikuar, pas zbritjes së klauzolës për informacione të klasifikuara. Kemi ndarë gjithçka që kemi mund të ndajmë, tha Zaev dhe shtoi se  kemi pasur  dallime në qëndrime të caktuara. Me siguri dhe asnjëherë askush nuk pret  që të jemi me qëndrime të njëjta me opozitën.

"Maqedonia dhe maqedonas në nenin 7 të Marrëveshjes definojnë çka është Maqedonia në territorin tonë dhe se nuk kemi pretendime, se as nuk do ta pushtojmë as bashkojmë pjesën veriore të rajonit të Greqisë që e quajnë Maqedoni me Maqedoninë tonë. Bëjmë përkufizim me atë. Njëkohësisht grekët nuk kanë problem me maqedonasit e territorit tonë, për një hero maqedonas, për një abetare, për qytet maqedonas, libër, qytet, komb çfarëdo që të jetë maqedonase. Këtu është filozofia e përkufizimit, nuk kemi pasur për qëllim të hyjmë në punë shkencore, historike ose kulturologjike. Në Greqi nuk ka problem me Stobi-n. Stobi është në territorin tonë dhe kjo është pjesë e historisë sonë", sqaroi Zaevi.

Deputetja Nikica Korubin nga PLD në seancën e sotme kuvendore u shpreh se do t'i përkrahë ndryshimet kushtetuese dhe theksoi mes tjerash se nevojitet pa emocione, me mençuri të inkuadrohemi drejt procesit si obligim për të ardhmen  e cila nuk guxon të lëshohet.

Me replikë për fjalimin e Korubinit u prononcuan deputetët Dimitar Stevananxhija dhe Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...