Venko Filipçe paralajmëron punësime të reja në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Maqedonia

Venko Filipçe paralajmëron punësime të reja në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:30
Venko Filipçe

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, pranon se Klinika për fëmijë ballafaqohet me probleme të ndryshme dhe mungesë të kuadrit, duke paralajmëruar se do të bëhen punësime të reja të motrave medicinale.

Venko Filipçe, gjatë një vizite në Klinikën e fëmijëve ku zhvilloi takime me udhëheqësinë dhe drejtuesit e reparteve të kësaj klinike, tha se Klinikën për Fëmijët do të vendoset edhe dhoma për prindërit e fëmijëve që do të jenë të shtrirë në spital.

“Planifikojmë të bëjmë pranime të reja edhe përkundër numrit të madh të motrave medicinale që veçmë janë të pranuara në këtë Klinikë, po ashtu do të investojmë në edukimin dhe trajnimin e tyre. Në fund është edhe dhoma ku do të vendosen prindërit, fëmijët e të cilëve janë të shtrirë për trajtim në Klinikë, pra vijnë nga jashtë dhe nuk kanë se ku do të vendosen. Bëhet fjalë për prindër që fëmijët e tyre vuajnë nga sëmundje të rënda malinje”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat