Qeveria do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të mos e aprovojë nismën e Elenko Millanovit

Maqedonia

Qeveria do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të mos e aprovojë nismën e Elenko Millanovit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:34
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Në seancën e 95-të, Qeveria solli vendimin që Gjykatës Kushtetuese t’i propozojë të mos e aprovojë nismën të dorëzuar nga Elenko Millanov nga Shkupi, të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Nisma e Millanovit parasheh ngritje të procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Nenit 196 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.19/2004) dhe  Neni 100 paragrafi 2 nga Ligji për Ndryshime dhe Plotësime të Kodit Penal (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.114/2009).

Qeveria i propozoi Gjykatës Kushtetuese të mos e aprovojë iniciativën, me qëllim të pamundësohet përgjegjësia për kryerjen e veprave penale nga funksionarë të lartë, për të lartë nga Prokuroria Speciale Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat