Diaspora maqedonase: Thirrjet për falje janë kërcënim për demokracinë

Maqedonia

Diaspora maqedonase: Thirrjet për falje janë kërcënim për demokracinë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:12
Kuvendi i Maqedonisë

Diaspora e bashkuar maqedonase (DBM) thekson se po ndjek me shqetësim ngjarjet në Maqedoni dhe se dëshirojnë shtet të së drejtës, demokratik dhe në shërbim të popullit.

Sipas DBM-së, thirrjet e kryeministrit për falje të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit janë në kundërshtim me detyrat e tij të caktuara në Kushtetutë dhe hapin dyshime për gjyqësor të pavarur.

“Sistemi në të cilin politikanët bëjnë thirrje për falje, ndërsa zyrtarët fetarë për aktivizëm politik, DBM mendon se është në kundërshtim me demokracinë dhe sekularitetin e vendit, i cili aspiron të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s”, thuhet në njoftimin e DBM-së.

Ata bëjnë thirrje që të respektohet vullneti i popullit të cilët bojkotuan referendumin dhe hodhën poshtë ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat