Deputeti i BDI-së, Manojllovski: T’i amnestojmë të VMRO-së, na del më lirë e më mirë

Maqedonia

Deputeti i BDI-së, Manojllovski: T’i amnestojmë të VMRO-së, na del më lirë e më mirë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:18
Deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski,

Deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski, nga foltorja e Parlamentit në seancën e sotme plenare ka porositur të amnistohen të gjithë funksionarët dhe aktivistët e akuzuar partiakë dhe shteti të mundet t’i mbrojë deputetët që të votojnë të lirë. Qëllimi, siç tha ai, është BE-ja dhe NATO, rroga të larta, ekonomia e mirë dhe pensione me kohë. Sipas Manojlovskit, gjithçka tjetër është e parëndësishme, shkruan Fokus.
“VMRO-vcat janë njerëz të mrekullueshëm, por varen prej partisë. Unë do doja të propozoj diçka praktike. Çdo vmro-ist që do të votojë për propozimin, shteti t’i qëndrojë mbrapa, të garantojë për ardhmërinë e tij, por fillimisht duhet të votohet dhe të dihet se kush do të votojë. Të amnistohen të gjithë gabimtarët, amnisti për të gjithë, është më lirë, gjithçka tjetër është e shtrenjtë, qelitë e burgut janë të shtrenjta. Hajde t’i amnistojmë, mjaft vuajtën, tepër vuajtën, kaluan ankthe. Të jemi praktikë. Na del më lirë t’u ndihmojmë vero-istave, të qëndrojmë pas tyre, të mund të votojnë lirshëm”, ka thënë Manojllovski,
Jepuni të drejtën vero-istave të votojnë dhe qëndroni pas tyre, shtoi ai.
“Të dashur miq, të ndalemi dhe të mendojmë si njerëz. Po ju flas si njeri i malit. Mjaft filozofira, ajo kaloi, tani gjithçka është te paratë. Bëhuni praktikë fëmijë të dashur, kam të drejtë ta them këtë sepse jam më i vjetri mes jush. Garantojuani ardhmërinë vero-istave”, theksoi Manojlovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat