Përfundon seanca me dëshmitarin e mbrojtur për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Përfundon seanca me dëshmitarin e mbrojtur për ngjarjet e 27 prillit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:31
Foto

Prokuroria dhe mbrojtja sot e morën në pyetje dëshmitarin e mbrojtur në gjyqin për dhunën në Kuvend më 27 prill. Ajo se çfarë është përgjigjur nuk mund të dihet ose të përcillet sepse trupi gjykues edhe sot vendosi ta përjashtojë publikun nga seanca.

Përjashtim u bë vetëm për misionin vëzhgues të OSBE-së, për shkak të statusit të veçantë dhe protokollet e sigurisë sipas të cilëve vepron organizata. Vendimi për përjashtimin e publikut nuk u prit mirë as nga gazetarët, por as nga organizatat që i ndjekin raste gjyqësore të profilit të lartë.

“Kur bëhet fjalë për dëshmitar të mbrojtur, ka dispozita të veçanta nga ligji për procedurë penale që thonë se të njëjtit duhet t’i ndërrohet zëri, fytyra dhe të ndërmerren të gjitha masat tjera për mbrojtjen e tij …Pra, dëshmitari është i mbrojtur dhe nga ky aspekt sinqerisht nuk e kuptojmë pse publiku nuk lejohet të marrë pjesë në sallën e gjyqit”, tha Natali Petrovska nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Në seancën e sotme në gjykatë të pranishëm ishin edhe mbrojtësit por edhe avokatët të cilët gjykata i thirri sipas detyrës zyrtare. Epilogu është pasojë e ngjarjeve të djeshme. Trupi gjykues ua mori të drejtën avokatëve të deritanishëm për të mbrojtur të pandehurit dhe i ka dënuar me nga 1,000 euro pas një mosmarrëveshjeje me dyer të mbyllura, pas çka u angazhuan avokatë shtetëror nga ana e Gjyqit.

Sot, avokatët e ndëshkuar, pa paraqitur autorizime të reja, i mbronin klientët e tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa kolegët e tyre “zëvendësues” ishin të pranishëm gjatë gjithë kohës në “bankën rezervë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat