Maleski: Tsipras nuk do të lejojë që marrëveshja e Prespës të dështojë

Maqedonia

Maleski: Tsipras nuk do të lejojë që marrëveshja e Prespës të dështojë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:43
Maleski

Alexis Tsipras nuk do të lejojë që marrëveshja e Prespës të dështojë pavarësisht çdo gjëje. Nëse ai merr përsipër ministrinë e jashtme, ai mund ta vendosë Maqedoninë në një pozicion më të mirë në kuptimin e marrëveshjes, por personalisht mendoj se kjo krizë me Kotziasin nuk do të ndikojë shumë, tha Denko Maleski në intervistë për “Faktor”.

“Tsipras nuk do ta braktisë marrëveshjen për të cilën deklaron se është historik dhe se duhet të zbatohet. Ai gjithashtu u angazhua personalisht në organizatat ndërkombëtare ku garantoi se nuk kishte vonesa në marrëveshje. Një skenar tjetër, i cili është më i keq, është një krizë më e madhe në Greqi dhe ajo të përballet me problemin, si në Maqedoni, që të mos ketë shumicë në Kuvend që do ta mbështeste marrëveshjen e Prespës”, thotë Maleski

Sipas tij duhet me kujdes t’i ndjekim ngjarjet në Greqi por përsëri beson se Qeveria e Tsipras do ta ketë shumicën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat