Edhe deputeti Krsto Mukoski kërkon që të mbrohet në liri

Maqedonia

Edhe deputeti Krsto Mukoski kërkon që të mbrohet në liri

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 20:04
Krsto Mukoski

Edhe deputeti Krsto Mukoski kërkon që të mbrohet në liri.

Vendimi nëse burgu shtëpiak i tij do të shfuqizohet duhet ta sjell gjykata penale pasi ai të ofroj garanci të pronës. Nga Gjykata thanë se presin mendimin Prokurorisë. Burimet nga Prokuroria thonë se këtë do ta shkruajnë nesër. Dje Prokuroria, për deputetin Sasho Vasillevski vlerësoi se është më mirë që ai të mbrohet në liri.

Deputeti Mukoski është i vetmi deputet i cili ka ngelur në burg shtëpiak për procesin e “E enjtja e përgjakshme”. Në seancën e sotme ku dëshmoi dëshmitari i rrezikuar kanë qenë të larguar mediumet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat