Zaev-Tsipras: Punojmë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Zaev-Tsipras: Punojmë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 13:02
Zaev-Tsipras

Bisedë telefonike pas dorëheqjes së Nikos Kotzias kanë pasur kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Greqisë dhe ministrit pa resor, Dimitris Tzanakopoulos, të dy kryeministrat janë pajtuar dhe kanë përsëritur se punojnë në zbatimin e marrëveshjes së Prespës.

“Kryeministri kontakton rregullisht me Zaevin. Është e natyrshme se kryeministri i vendit fqinj nuk do të komentojë situatat e brendshme dhe skenën e brendshme në Greqi, përkundrazi, u pajtuan dhe e përsëritën se do të punojnë që të dy për Ballkanin e shekullit 21 dhe që të dy punojnë për zbatimin e hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës, tha Tzanakopoulos në një intervistë për televizionin grek “ERT”..

Siç raportojnë nga AIM, sipas gazetës greke “Avgi” i cili konsiderohen si përkrahëse e partisë “Syriza”, dy kryeministrat kanë biseduar për Ballkan të ri ku do të zotërojë paqja, bashkëpunimi dhe solidariteti..

Portali informativ “in” shkruan se Tsiprasi e ka informuar Zaevit për atë se çfarë ka ndodhur rreth dorëheqjes së Kotziasit dhe se ai personalisht do ta ndërmarr Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa kryeministri i Maqedonisë homologut të tij ja ka treguar situatën në Maqedoni për votimin në Kuvend dhe pozicionin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat