Jane Çento ofroi garanci prej gjysmë milionë euro që të dalë nga paraburgimi

Maqedonia

Jane Çento ofroi garanci prej gjysmë milionë euro që të dalë nga paraburgimi

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:26
Jane Çento

Jane Çento, i cila është në mesin e 33 të pandehurve për kërcënim terrorist ndaj rendit dhe sigurisë kushtetuese, ka dërguar një kërkesë në Gjykatën e Apelit për t’iu hequr paraburgimi i tij në Shutkë. Ai për këtë ofroi si garancion një shumë prej gjysmë milioni euro

“Unë nuk kam asnjë kundërvajtje ose kallëzim penal dhe nuk kam ndërmend të iki. Garancia që jap sot nuk është asgjë në krahasim me garancinë që i jap djalit tim, nuk kam ndërmend ta lë atë dhe të arratisem si një frikacak. Një njeri i pafajshëm nuk ikën”, tha Jane Çento në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit.

Ai shtoi se nuk do të largohet dhe ta lë familjen shtatë anëtarëshe, të cilët me një grancion prej 526.370 denarë të llogaritur në pasuri të patundshme garantojnë se ai nuk do të ikë.

Mirëpo Gjykata Penale kishte mohuar një kërkesë të tillë të ngritur më herët nga Çento.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat