Moti sot në Maqedoni - Bota Sot
Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 08:05
Ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët mesatare veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 25 gradë.

Të shtunën, vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohë me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet më të larta me kushte për borë. Kohë pas kohe do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës dukshëm do të ulen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...