Deputetët të pranishëm në sallë, vonohet fillimi i seancës

Maqedonia

Deputetët të pranishëm në sallë, vonohet fillimi i seancës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:59
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë të pranishëm janë pjesa më e madhe e deputetëve, si dhe kryeministri Zoran Zaev.

Zyrtarisht nuk është dhënë asnjë arsye pse po vonohet fillimi i seancës, e cila është dashur të nis në orën 12:00.

Në sallë ku mbahet seanca plenare në vendet e tyre janë deputetët e koalicionit të LSDM-së, një pjesë e deputetëve të BDI-së, ndërsa në korridorin e Kuvendit janë një pjesë e deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Përndryshe, disa media maqedonase para fillimit të seancës raportuan se shumica parlamentare ka arritur së sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve, të cilat janë të nevojshme për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Sasho Vasilevski, i cili ka qenë në burg shtëpiak pasi është i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, sot për Makfaks tha se nuk e di nëse do të votojë për propozimin e qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën e vendit.

Ai tha se në parti ka pasur takim koordinues dhe se kur të vijë koha e votimit, opinioni do të mësojë se çfarë kanë vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat