Milloshoski: Të vendosen për votim në rend dite ndryshimet kushtetuese dhe të ndalohen presionet

Maqedonia

Milloshoski: Të vendosen për votim në rend dite ndryshimet kushtetuese dhe të ndalohen presionet

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:13
OBRM-PDUKM

Partia opozitare OBRM-PDUKM në vigjilje të votimit për ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë nëpërmjet deputetit Antonio Milloshoski ka thënë se presin që të legjitimojnë zërin e popullit dhe se do ta hedhin poshtë marrëveshjen me Greqinë me vota KUNDËR,

“Në emër të grupës parlamentare dhe koalicionit. Kaluan 19 ditë nga referendumi i pasuksesshëm ku populli tha se nuk e mbështet marrëveshjen. Kërkojmë nga Talat Xhaferi që kjo pikë të vendoset në rend dite dhe të votohet. Për neve është më i rëndësishëm zëri i popullit sesa presioni ndaj deputetëve. Të vendoset në votim pika e rendit të ditës për votim” tha Antonio Milloshoski i cili ishte i rrethuar nga deputetët e partisë dhe koalicionit opozitar.

“Ne si deputetë do ta themi qëndrimin tonë në pajtim me rezultatin e referendumit dhe në pajtim me vullnetin e popullit”, tha Milloshoski duke mos ju përgjigjur pyetjeve tjera të gazetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat