Gruevski e lëshon Kuvendin, nuk i përshëndet as kolegët e partisë së tij

Maqedonia

Gruevski e lëshon Kuvendin, nuk i përshëndet as kolegët e partisë së tij

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:17
Gruevski

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në rend dite e kanë pasur pikën për të vendosur rreth marrëveshjes me Greqinë, të nënshkruar më 17 qershor të këtij viti, marrëveshje kjo që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e veriut.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, njëherësh edhe deputet i Kuvendit, ka lëshuar ambientet e shtëpisë ligjvënëese e ndërkohë nuk është përshëndetur me asnjë nga kolegët, shihet në inçizimet e TV21.

Në Kuvendin e Maqedonisë të pranishëm janë pjesa më e madhe e deputetëve, si dhe kryeministri Zoran Zaev.

Në sallë ku mbahet seanca plenare në vendet e tyre janë deputetët e koalicionit të LSDM-së, një pjesë e deputetëve të BDI-së, ndërsa në korridorin e Kuvendit janë një pjesë e deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Përndryshe, diskutimet në ditët e kaluara për ndryshimet kushtetuese ishin të zjarrta për të mbrojtur qëndrimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat