Angellov: Nëse marrëveshje nuk kalon, na kanoset izolimi

Maqedonia

Angellov: Nëse marrëveshje nuk kalon, na kanoset izolimi

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 18:56
Stojançe Angellov

Nga partia “Dinjiteti” thonë se “nëse marrëveshja me Greqinë nuk kalon në Kuvendin e Maqedonisë, kjo mund të nxit pasoja serioze për sigurinë e brendshme të Maqedonisë”.

Stojançe Angellov i cili është edhe kryetar i kësaj partie sot bëri apel ndaj të gjithë deputetëve të japin votën për ndryshimet kushtetuese, për shkak se, siç thotë ai, pa marrëveshje na kanoset izolimi shumëvjeçar.

Sonte pritet të fillojë seanca për ndryshimet kushtetuese, ajo u caktua në ora 15:00 por ende nuk ka votim, ndërkaqe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se po bëhet përpjekje për t’u siguruar shumica në Kuvend dhe nuk tregoi se kur do të fillojë seanca për shkak se ai është vetëm mysafir në Kuvendin e Maqedonisë dhe është në dorën e Kuvendit kur do të caktojë seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat