Boshnjakovski demanton se kërcënohen deputetët e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Boshnjakovski demanton se kërcënohen deputetët e OBRM-PDUKM-së

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 20:21
Mile Boshnjakovski

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” shkroi se “Kryeministri në mënyrë kategorike i demanton informacionet e rreme në ‘Kurir’ dhe ‘Republika’ se ‘Qeveria bën presion të madh ndaj deputetëve dhe i kërcënon me të gjitha mundësitë.

Ai shkruan se lajmet janë shpifje dhe ofendim dhe se për këtë do të ketë përgjegjësi para ligjeve.

Ndërkaq, nëpërmjet një konference për shtyp të OBRM-PDUKM-së përmes Sekretarit të Përgjithshëm të po kësaj partie, Igor Janushev tha se deputetëve të OBRM-PDUKM-së i janë ofruar para prej 250 mijë eurove deri në 2 milion euro.

Sonte është paraparë të fillojë votimi i katër neneve të Kushtetutës së Maqedonisë, ku ndryshohet emri i shtetit bazuar nga marrëveshja me Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat