Votim historik, me 80 vota Kuvendi ndryshon emrin e Maqedonisë

Maqedonia

Votim historik, me 80 vota Kuvendi ndryshon emrin e Maqedonisë

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 22:45
Kuvendi i Maqedonisë

(E plotësuar) - Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në rend dite e kanë pasur pikën për të vendosur rreth marrëveshjes me Greqinë, të nënshkruar më 17 qershor të këtij viti, marrëveshje kjo që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e veriut.

Pas disa ditëve diskutim në Kuvend, dhe një referendumit të dështuar, sot deputetët vendosën që kjo marrëveshje të kalojë me vota 80 vota”për”, 39 “kundër” dhe asnjë i përmbajtur.

Përndryshe, diskutimet në ditët e kaluara për ndryshimet kushtetuese ishin të zjarrta për të mbrojtur qëndrimet e tyre.

Votimi sot u bë për ndryshime kushtetuese të katër neneve të Kushtetutës së vendit ku do të shtohen “Maqedonia e veriut” dhe ndryshime tjera, të bazuara në marrëveshjen me Greqinë fqinje, që ndryshe njihet si Marrëveshja e Prespës.

Image

Në Kuvend pasi votuan deputetët në mënyrë elektronike, kërkesa e deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të votohet me thirrje të emrave dhe mbiemrave të deputetëve. Edhe pas këtij votimi, u aprovuan ndryshimet kushtetuese

Këta janë deputetët e OBRM-PDUKM-së që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë para pak çastesh me 80 vota “pro” miratuan propozimin e qeverisë për hapje të Kushtetutës dhe për ndryshim të saj.

Seanca e sotme e cila në fillim u planifikua të fillojë në orën 12:00, nisi rreth orës 22:30 ndërsa, propozimi i qeverisë u mbështet edhe nga disa deputetë të partisë opozitare maqedonase.

Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Nolla Ismaillovska, Elizabeta Kançeska-Milevska, Krsto Mukoski dhe Zekir Ramçilloviq, janë deputetët e opozitës që miratuan nevojën për ndryshime kushtetuese.

Pas kërkesës së koordinatorit të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev, në Kuvend u bë votim publik me lexim të emrave, ndërsa u zbuluan deputetët që kanë votuar pro.

Image

****

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale.

Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR, VMRO-DPMNE-ja insistoi në votim individual duke u shprehur secili deputet një nga një.

Vlladanka Aviroviq ka votuar pro gjithashtu edhe Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska gjithashtu ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese.

Edhe deputeti Kërste Mukovski nga radhët e VMRO-së ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat