Mehazi: Që nga sonte Maqedonia s’është vetëm e maqedonasve, por edhe e shqiptarëve

Maqedonia

Mehazi: Që nga sonte Maqedonia s’është vetëm e maqedonasve, por edhe e shqiptarëve

Nga: Bota sot Më: 19 tetor 2018 Në ora: 23:00
Votim historik, me 80 vota Kuvendi ndryshon emrin e Maqedonisë

Opinionisti Sulejman Mehazi ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, të cilat i hapin rrugën këtij vendi drejt anëtarësimit në NATO.

Mehazi, përmes një reagimi të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se që nga sonte Maqedonia është evropiane.

Ai ka thënë se që nga sonte Maqedonia nuk do të jetë vetëm e nacionalistëve maqedonas, por edhe e shqiptarëve dhe popujve tjerë pakicë.

Reagimi i plotë i Mehazit:

Më në fund doli në shesh e vërteta e mos ekzistencës nacionale maqedonase, që sonte maqedonasit  nga gënjeshtra historike identitare nacionale u vetëdijësuan në popull real gjeografik të Severna Makedonisë, që sonte e tutje Maqedonia s'është më vetëm e tyre, por edhe e shqiptarëve, turqëve, romëve, serbëve, bullgareve, vllahëve etj.

Që sonte Maqedonia është evropiane! URIME!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat