Zaev: Ky është fillimi, na pret edhe shumë punë

Maqedonia

Zaev: Ky është fillimi, na pret edhe shumë punë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 00:02
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Me 80 vota ‘pro’, Kuvendi i Maqedonisë miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut duke hapur kështu rrugën e Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e falënderoi secilin deputet që e bëri të mundur një gjë të tillë.

“Ky është moment historik, i falënderohemi çdo deputeti që mori guximin dhe tejkaloi interesat partiake, për të zgjedhur të ardhmen e vendit. Unë si kryeministër do të mbajë llogari për sigurinë tuaj dhe të familjeve të juaja”.

Zaev menjëherë pas votimit duke u prononcuar për media tha se Maqedoninë e pret akoma shumë punë përpara.

“Udhëtimi jonë drejt BE-së dhe NATO-s sapo ka filluar, na pret shumë punë që këtë rrugë ta bëjmë më të shkurtër. Na pret miratimi i amendamenteve. Duhet të fokusohemi në realizimin e reformave”.

“Duhet ta vazhdojmë këtë që e filluam sot dhe kthim pas nuk ka. Jam i bindur që bashkë Maqedoninë do ta shpiejmë drejt një të ardhme më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat