Zakharieva: E mirëpresim vendimin e Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Zakharieva: E mirëpresim vendimin e Kuvendit të Maqedonisë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 10:05
Ekaterina Zakharieva

E mirëpresim vendimin e Kuvendit në Shkup, me të cilën hapen proceset integruese evropiane dhe euroatlantike të vendit, tha ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zakharieva.

“Ne besojmë se kjo është zgjidhja e drejtë dhe e përgjegjshme që jep mundësi për prosperitet për të gjithë qytetarët në rajon. E përgëzojmë çdo deputet që dha votën në favor të një të ardhme të përbashkët në BE dhe NATO. Ne do të vazhdojmë të jemi miku më i sinqertë dhe i ngushtë i këtij procesi”, tha Zakharieva.

Mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë, me 80 vota “për”, u votua për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, që është një hap i madh drejt realizimit të marrëveshjes me Greqinë për të ndryshimin e emrit. “Për” votuan edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët akuzohen për ngjarjet e “27 prillit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat