Reagimet nga mediat e huaja për Maqedoninë - Bota Sot
Reagimet nga mediat e huaja për Maqedoninë

Maqedonia

Reagimet nga mediat e huaja për Maqedoninë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 11:08
Kuvendi i Maqedonisë

Reagimet e mediave të huaja pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.Reagimet e mediave të huaja pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Reuters

Parlamenti maqedonas miratoi një propozimin për të ndryshuar emrin e vendit, me një mosmarrëveshje disa dekadëshe me Greqinë tani është shumë afër përfundimit. Kjo lëvizje mund të zhbllokon ofertat për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, e bllokuar prej kohësh nga Greqia, e cila pretendon se emir “Maqedoni” i takon një krahine greke me të njëjtin emër.  Por, pengesat mbeten vetëm deri në zbatimin e marrëveshjes së plotë.

Associated Press

Kuvendi i Maqedonisë votuan propozimi të rëndësishëm për të ndryshuar kushtetutën, duke drejtuar vendin drejt ndryshimit të emrit dhe drejt e NATO-s. Seanca u shty për më shumë se 10 orë për shkak të konfrontimit të nxehtë. Qeveria Social Demokratike e kryeministrit Zoran Zaev arriti të sigurojë mbështetje nga anëtarët konservatorë të opozitës duke siguruar votat e nevojshme për të arritur shumicën prej 2/3 në Kuvend. Së bashku kemi bërë histori sot, tha Zaev. Rrugëtimi jonë për një të ardhme më të mirë, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, sapo ka filluar. Ne do të përpiqemi për pajtim dhe bashkëpunim ndëretnik. Me mbështetje të fortë nga liderët perëndimorë, Zaev të ndërrojë emrin në Maqedonia veriore për të përfunuduar drejt zgjidhjes së një mosmarrëveshje afatgjatë me Greqinë, e cila do t’i lejojë vendit të bashkohet me NATO.

BBC

Kuvendi maqedonas votoi për ndryshimet kushtetuese në vend që ndryshon zyrtarisht emrin e vendit.  Greqia duhet gjithashtu të mbështesë vendimin për ndryshimin e emrit nëse Maqedonia ndryshon zyrtarisht kushtetutën e saj.

The New York Times

Qeveria e Maqedonisë arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për të mbajtur gjallë marrëveshjen për të ndryshuar emrin e vendit, një lëvizje që mund përmbyllë mosmarrëveshjen me Greqinë dhe të drejtojë vendin ballkanik në rrugën për në NATO. Kuvendi arriti të siguroj votat e mjaftueshme për fillimin e ndryshimit të Kushtetutës për të riemërtuar vendin si Republika e Maqedonisë Veriore.  Tani afati prej 30 ditëve për të përgatitur ndryshimet në Kushtetutë duhet të zbatohet.

Washington Post

Kuvendi i Maqedonisë miratuan një propozim të rëndësishëm për të ndryshuar kushtetutën, duke i hapur rrugën vendit të ndryshojë emrin e tij dhe të bashkohet me NATO-n. Seanca u shtye për më shumë se 10 orë për shkak të debatit të nxehtë. Kuvendi përfundimisht arriti të votojë, duke mundësuar kështu zbatimin e plotë të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë që u arrit në qershor.

Al Jazeera

Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese për të lejuar që vendi ballkanik të ndryshojë emrin e saj për Republika e Maqedonisë Veriore, siç kishin rënë dakord me Greqinë. Në total prej 80 deputetësh në parlamentin me 120 vende votuan për të ndryshuar emrin. Vendimi mund të zhbllokojë vendin për t’u bashkuar me NATO dhe Bashkimin Evropian, të penguar një kohë të  gjatë nga Greqia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...