OBRM-PDUKM: LSDM mbrëmë mori mbështetje nga deputetët të cilët i quante e keqja e vendit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM mbrëmë mori mbështetje nga deputetët të cilët i quante e keqja e vendit

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 16:33
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-së sot kanë reaguar nëpërmjet një konference për shtyp, kundër votimit të mbrëmshëm për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se për qeverinë e LSDM-së njerëzit që më herët ishin terroristë dhe keqja për shtetin, mbrëmë nga individët e njëjtë morën përkrahje për politikat anti shtetërore. Zoran Zaev nuk ka të drejtë më të flet për drejtësi dhe shtet të së drejtës, as për demokraci dhe shtet demokratik.

“Tani po shihet se cilët kanë qenë qëllimet për të ngritur padi penale politike kundër deputetëve dhe fëmijëve të deputetëve dhe ish-ministres për kulturë. Udhëheqësia e LSDM-së theshin se Krsto Mukoski ka qenë vrasës i cili duhet të burgosur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se këto nuk janë vlera evropiane dhe demokracia për të cilën përpiqen populli dhe shteti i Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat