Nimetz: Koha për bashkim të forcave politike për procesin e emrit

Maqedonia

Nimetz: Koha për bashkim të forcave politike për procesin e emrit

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 16:37
Matthew Nimetz

Votimi i djeshëm në parlament është hap i rëndësishëm për popullin e Maqedonisë dhe jam shumë i inkurajuar nga veprimet e ndërmarra, deklaroi Matthew Nimetz, ndërmjetësi dhe i dërguari i posaçëm i OKB-së për mosmarrëveshjet për emrin mes Shkupit dhe Athinës.

”Jam i impresionuar nga mënyra në të cilën zhvillohen proceset kushtetuese dhe demokracia në vend. Secili në Maqedoni duhet të jetë krenar që një vendim i tillë i vështirë u soll në mënyrë të tillë”, shtoi ai.

”E di se sa e vështirë është të sillet një vendim, sepse punova për këtë problem për 24 vite. Askush nuk e di atë më mirë se unë. I bëj thirrje lidershipit politik të vendit, të gjitha partive politike dhe atyre që kanë pikëpamje të ndryshme, të punojnë së bashku dhe ta finalizojnë procesin me zbatimin e marrëveshjes. Jam optimist i madh për vendin tuaj dhe jam i sigurtë se ka të ardhme të mrekullueshme”, theksoi Nimetz. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat