Ahmeti i shkruan letër lamtumirëse Nikos Kotzias

Maqedonia

Ahmeti i shkruan letër lamtumirëse Nikos Kotzias

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 13:08
Ahmeti dhe Kotzias

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka shkruar letër Nikos Koxias pas dorëheqjes nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, duke i thënë se bashkonte vullneti për zgjidhje të çështjeve midis Shkupit dhe Athinës, por edhe pikëpamjet për marrëdhëniet me Shqipërinë e Kosovën.

I dashur mik Nikos,

me dëshpërim e pranova lajmin për dorëheqjen tënde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë pasi që tashmë katër vite po punojmë bashkarisht për vlera evropiane, fqinjësi të mirë, rajon të paqtë, stabilitet, siguri.

Bashkëpunimi jonë ishte i natyrshëm sepse na bashkonin bindjet gjeostrategjike dhe gjeopolitike jo vetëm për vendet tona por edhe për rajonin dhe më gjërë, vullneti për zgjidhje të cështjeve midis Shkupit dhe Athinës, por edhe pikëpamjet për marrëdhëniet me Shqipërinë e Kosovën.

Dua të të falëminderoj jashtëzakonisht shumë për përkushtimin dhe për kontributin tënd të madhë për paqe, për mbyllje të çështjeve me fqinjtë dhe për një Evropë Juglindore tërësisht të integruar në NATO dhe në BE.

Jam i bindur që bisedat tona të gjata, miqësore dhe shumë të sinqerta do të vijojnë bashkë me angazhimin e përbashkët për vlerat të cilat i ndajmë bashkarisht.

Të uroj shumë shëndet, mbarësi dhe tek unë do gjesh gjithmonë derë të hapur për t’i realizuar bindjet tona për një rajon të zhvilluar dhe të integruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat