LSDM: Udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së u mposht nga partia e vet

Maqedonia

LSDM: Udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së u mposht nga partia e vet

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 13:57
LSDM

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoski janë marioneta antimaqedone dhe antiperëndimore që u penguan në tentimet të bllokojnë të ardhmen e Maqedonisë. Mickoski dhe udhëheqësia e tij antiperëndimore janë të mposhtur nga partia e tyre dhe nuk arritën të bllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, ka reaguar sot Lidhja Socialdemorkate e Maqedonisë përmes një kumtese për media.

“80 deputetë në Kuvend lirshëm, sipas bindjeve të tyre dhe në procedurë demokratike votuan për të ardhmen e vendit në BE dhe NATO dhe e respektuan vullnetin e mbi 80 për qind të të gjithë qytetarëve. Maqedonia po bashkohet rreth së ardhmes në BE dhe NATO. Mickoski dhe udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së mbeten të izoluar në të kaluarën e errët dhe në ndasitë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat