Partia e Janko Baçevit kërkon nga Ivanovi t’ia merr mandatin Zaevit - Bota Sot
Partia e Janko Baçevit kërkon nga Ivanovi t’ia merr mandatin Zaevit

Maqedonia

Partia e Janko Baçevit kërkon nga Ivanovi t’ia merr mandatin Zaevit

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:18
Foto

Qeveria marionete në Shkup me blerje nga dy milionë për deputetë dhe kërcënimeve me burg të deputetëve ose anëtarët e familjeve të tyre e miratuan vendimin në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, thuhet në deklaratën e partisë Maqedonia e Vetme në krye me Janako Baçev, përcjell Medial.mk.

Sipas tyre, lufta për pengimin e ndryshimi të emrit të shenjtë maqedonas, identitetit, historisë dhe traditës të popullit maqedonas është obligim për secilin maqedonas, rreziku është i madh, qëndrueshmëri ose fshihet gjithçka çka është maqedonase.

Gjithashtu partia “Maqedonia e Vetme” i bënë thirrje kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov që të merr rola më aktiv në gjithë këtë luftë të popullit maqedonas.

“Të ju kujtojmë se, Ivanov ia dha mandatin për formim të qeverisë Zaevit, pasi që ai dha garanci dhe u obligua në mbrojtjen e rendit kushtetues, mbrojtjen e interesave shtetërore, marrjen e vendimeve sipas principeve demokratike dhe qeverisjes të së drejtës”, thonë nga “Maqedonia e Vetme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...