Vazhdon gjykimi për të akuzuarit e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për të akuzuarit e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 08:27
Kuvendi i Maqedonisë, 27 prill 2017

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Është planifikuar që në seancën e sotme të shihen inçizimet e kamerave, të bëra më 27 prill vitin e kaluar.

Në seancën e kaluar më 17 tetor dëshmoi dëshmitari i mbrojtur “S1”, i cili për tre orë u përgjigj para Prokurorisë, ndërsa për gjashtë orë dëshmoi para deputetëve të të akuzuarve.

Seanca e sotme do të jetë e para pas lëshimit nga burgu shtëpiak i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski dhe Ljuben Arnaudov.

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për nxitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat