Nedellkovski thirret në policinë e Velesit

Maqedonia

Nedellkovski thirret në policinë e Velesit

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:35
Milenko Nedellkovski

Milenko Nedellkovski, i njohur për qëndrimet dhe thirrjet e tij për urrejtje ndëretnike në Maqedoni, është thirrur në policinë e Velesit.

Ai e ka bërë të ditur këtë thirrje përmes profilit të tij në Facebook, ku bën të ditur se policia i ka trokitur në derë.

Mediat në gjuhën maqedonase raportojnë se ai është thirrur në bisedë informative për shkak të promovimit të urrjejtes ndaj grekëve, pëmres komenteve të tij, për periudhën kur Athina u përfshi nga zjarret.

Sipas tij, “fashistët e regjimit të Zaevit janë të gatshëm të arrestojnë dhe shkatërrojnë me çdo çmim”.

Për policinë, Nedellkovski shprehet se nuk kanë detaje rreth rastit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat