Robertson për Maqedoninë: Nëse nuk shfrytëzohet ky moment, nuk do të përsëritet në 30 vitet e ardhshme

Maqedonia

Robertson për Maqedoninë: Nëse nuk shfrytëzohet ky moment, nuk do të përsëritet në 30 vitet e ardhshme

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:04
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson, ka mbajtur fjalim dje në Këshillin Atlantik, ku tha se ka ardhur momenti që në Maqedoni të gjithë duhet të shikojnë drejt të ardhmes dhe ta mbrojnë interesin e përgjithshëm të vendit.

Në panelin me titull: “Plotësimi i Evropës: A do ta arrijë Maqedonia momentin?”, Robertson tha se në lidhje me këtë duhet të shikohet nga aspekti më i thellë dhe gjerë.

“Kujtoni guximin dhe rëndësinë e politikanëve tuaj në krizën e vitit 2001. Ata e shpëtuan vendin tuaj nga një gjakderdhje e sigurt. Guxim dhe rëndësi të tillë kanë disa politikanë sot në Maqedoni”, tha Robertson.

Ai tha se kur e ka vizituar Maqedoninë para referendumit, në takim me Hristijan Mickoskin ka përmendur rëndësinë e dhe momentin historik në të cilin ndodhet Maqedonia.

Sipas tij, referendumi u organizua për ta fshirë fjalën “FYROM” nga harta e botës, e cila sipas tij ka minimizuar identitetin maqedonas.

Ai tha se nëse nuk shfrytëzohet kjo mundësi, e njëjta nuk do të përsëritet në 30 ose 40 vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat