OBRM-PDUKM-ja festoi pa Gruevskin dhe funksionarët tjerë të shkarkuar

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja festoi pa Gruevskin dhe funksionarët tjerë të shkarkuar

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:04
OBRM-PDUKM-ja festoi pa Gruevskin dhe funksionarët tjerë të shkarkuar

As edhe një nga anëtarët e shkarkuar dhe funksionarët e përjashtuar nuk ishin prezent në Teatrin Popullor të Maqedonisë, ku sonte OBRM-PDUKM-ja shënoi 23 tetorin, Ditën e luftës revolucionare maqedonase. Nuk ishte i pranishëm as ish-kryeministri dhe kryetari i nderit i kësaj partie, Nikolla Gruevski.

Me brohoritje u mirëprit kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, i cili hyri në sallë derisa dëgjohej himni i partisë.

Mickoski ishte i vetmi i cili mbajti fjalim në shënimin e 23 tetorit.

Shënimi i kësaj dite ndodh një ditë pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Qendror i cili propozoi nga partia të shkarkohet Sasho Mijallkov dhe ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov për shkak se kanë bindur deputetët të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës. Nga funksioni nënkryetar i partisë ishte shkarkuar edhe Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, si dhe anëtari i KE Kostadin Bogdanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat