ShBA: Akuza të rreme për ndërhyrje në votimin në Kuvend

Maqedonia

ShBA: Akuza të rreme për ndërhyrje në votimin në Kuvend

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:40
Flamuri amerikan

Irracionale dhe të rreme janë akuzat e Moskës se persona zyrtar nga Ambasada e ShBA-ve kanë marrë pjesë në procesin e votimit në Kuvendin e Maqedonisë, thuhet në kumtesën e Washingtonit pas akuzave të Moskës.

Departamenti Shtetëror e përshëndet vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të iniciojë ndryshimet kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe shton se marrëveshja e Prespës është mundësi historike për promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon.

“Këto akuza janë absurde. Secili sugjestion se përfaqësues të Ambasadës së ShBA-ve kanë marrë pjesë në procesin e votimit në Kuvend është i pa saktë. ShBA-të e përshëndesin vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të iniciojë ndryshimet kushtetuese të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë. ShBA-të besojnë se marrëveshja e Prespës është mundësi historike për promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat